Superkompjuteri parashikon fituesin e Premierligës si dhe top katërshen
Edhe pse sezoni 2024/25 ende nuk ka nisur, por superkompjuteri e sheh prapë Manchester Cityn e Pep Guardiolas favorit për ta fituar Premierligën.
Sezoni i ri do të nis në vikend, me Arsenalin e Liverpoolin që pritet të luftojnë me “Qytetarët” për trofeun e kampionatit anglez.
Sidoqoftë, “Opta” e ka favorizuar prapë Cityn për ta fituar titullin, që do të ishte për të katërtin vit radhazi.
Për dallim nga viti i kaluar që e vlerësuan Cityn favorit me 90.2 për qind, këtë herë “Opta” i ka dhënë skuadrës së Pep Guardiolas shanse vetëm 82.2 për qind.
Në bazë të këtyre statistikave, Arsenali do ta mbroj titullin e nënkampionit, derisa Ligën e Kampionëve do ta sigurojnë edhe Liverpooli e Chelsea.
Tabela e Premierligës sipas Optas (si dhe përqindja se sa kanë gjasa të përfundojnë në atë pozitë):
1.Man City (82.2%)
2.Arsenal (48.8%)
3.Liverpool (40.2%)
4.Chelsea (19.5%)
5.Newcastle Utd (16.3%)
6.Man Utd (14.1%)
7.Tottenham (12.3%)
8.Aston Villa (11.1%)
9.Crystal Palace (10.4%)
10.West Ham (9.5%)
11.Brighton (9.4%)
12.Fulham (10.1%)
13.Everton (9.8%)
14.Brentford (9.9%)
15.Bournemouth (10.9%)
16.Wolves (11.5%)
17.Nottingham Forest (13.2%)
18.Leicester City (16.8%)
19.Ipswich Town (21.3%)
20.Southampton (28.6%)