Pamje: Rashani e shënon golin e shtatë për Clermont në ligë
Ylli i Kosovës, Elbasan Rashani vazhdon me formën e lartë në Ligue 1.
Kosovari ka 'tundur' rrjetën edhe në sfidën ndaj Lens, që Clermont është duke e zhvilluar në kuadër të xhiros së 29-të në Ligue 1.
Rashani shënoi gol të bukur pas vetëm nëntë minuta loje, për t'i dhënë epërsinë Clermontit.
Pas një topi të bukur, kosovari u gjend në vendin e duhur dhe me një gjuajtje mahnitëse dërgoi topin në korner të portës për të mos i dhënë asnjë shans portierit vendas, Farinez.
⚽ 9' 𝘽𝙐𝙐𝙐𝙐𝙐𝙏 𝙥𝙤𝙪𝙧 𝘾𝙡𝙚𝙧𝙢𝙤𝙣𝙩 ! 🌋🌋🌋
— Clermont Foot 63 (@ClermontFoot) March 19, 2022
Après un splendide contrôle, @momobayo27 sert parfaitement Rashani qui marque dans le but vide ! Le CF63 prend l'avantage ! 👊🔴🔵
⛏ 0️⃣ - 1️⃣ 🌋 #RCLCF63 pic.twitter.com/nXH046cv6k
Për Rashanin, ky është goli i shtatë në Ligue 1, derisa numëron edhe tre asistime të tjera.
Falë kësaj forme të mrekullueshme, Rashani me plotë meritë edhe mori ftesë nga përzgjedhësi Alain Giresse për ndeshjet miqësore të marsit te Kombëtarja e Kosovës, ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.
Një statistikë tjetër që vlen të ceket, sa i përket formës së lartë që po kalon Rashani, është se tashmë ka shënuar më shumë gola se dy yjet e PSG-së, Lionel Messi dhe Neymar në kampionatin francez.
Argjentinasi që numëron shtatë Topa të Artë ka realizuar vetëm dy herë, derisa braziliani pesë sosh.
Kujtojmë, Kosova me 24 mars me fillim nga ora 18:00 e pret Burkina Fason në “Fadil Vokrri” dhe pastaj është mysafir i Zvicrës në Zyrih.