Sulmuesi i Perusë: S'kemi të drejtë as ta prekim gishtin e Messit sepse gjyqtari e ndal faull - NACIONALE

Sulmuesi i Perusë: S'kemi të drejtë as ta prekim gishtin e Messit sepse gjyqtari e ndal faull

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Perusë Paolo Guerrero ka kritikuar gjyqtarin kryesor për favorizim të Argjentinës, më saktësisht Lionel Messit.

Argjentina regjistroi fitore minimale ndaj Perusë me rezultat 1:0 në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Guerrero megjithatë ka akuzuar Argjentinën që kanë pasur ndihmën e gjyqtarit, shkaku se cilado prekje e Messit është ndalur në faull.

“Është vështirë kur gjyqtari mban anë. Ata po na shtynin dhe asnjë faull nuk u ndal. Por, preke vetëm gishtin e Messit dhe është gjithnjë faull”.

Askush nuk thotë asgjë sepse është Messi. Secili kontakt i vogël, qoftë prekje është faull. Ndërsa, nëse ata na shtynë atëherë asgjë ndalet. Është vështirë sepse e ndryshon ritmin e lojës. Shumica e rasteve të tyre erdhën si pasojë e këtyre”, deklaroi ai për "Mundo Deportivo".

Ndërkohë, Argjentina është lider i vetëm në kualifikueset për Kupën e Botës duke pasur 25 pikë, pesë mbi Uruguain. Peru ndër të tjera zë pozitën e 10-të me shtatë sosh.

Lajme të ngjashme