Sukseset e Inzaghit i sjellin Interit 400 milionë euro të ardhura
Simone Inzaghi e ka çuar skuadrën e tij, Interin, në një nivel tjetër dhe puna e tij në tre sezone ka ndihmuar zikaltrit të fitojnë mbi 400 milionë të ardhura.
Trajneri 47-vjeçar italian i ka shndërruar Zikaltrit në një nga skuadrat më të forta në Evropë që nga ardhja e tij në vitin 2021, duke i çuar në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe duke i vendosur në rrugën e duhur për të fituar titullin e 20-të historik këtë sezon.
Inzaghi ka më pak se 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Interin, por klubi po planifikon të ulet me trajnerin e tyre në muajt e ardhshëm për të vendosur një marrëveshje të re, të etur për të arritur një marrëveshje përpara sezonit të ri.
Të ardhurat e Inzaghit
Tuttosport nëpërmjet Calciomercato.com detajon se si puna e Inzaghit në skuadrën e Interit gjatë tre viteve të fundit i ka sjellë klubit të paktën 460 milionë euro, falë rezultateve të tyre të forta në garat vendase dhe në Ligën e Kampionëve.
Në fund të këtij sezoni, Interi do të mbledhi rreth 190 milionë euro të ardhura, me ndarjen si më poshtë – kualifikimin në Ligë të Kampionëve (50 milionë euro), sezonin e tyre 2023-24 në Ligën e Kampionëve (rreth 85 milionë euro) dhe kualifikimin në Kupën e Botës për Klube ( 50 milionë euro).
Këtyre shifrave i shtohen edhe fitimet e tyre si rezultat i triumfit të tyre kampionatin italian, Superkupën italiane dhe të gjitha marrëveshjet e tyre të ndryshme sponsorizimi.