“Suksese Kosova ime”, Amir Rrahmani jep mbështetje nga larg për "Dardanët"
Qendërmbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani ka treguar mbështetje për Kosovën përmes rrjetit social “Instagram” pasi zgjodhi të luante për skuadrën e tij ndaj Empolit.
Futbollisti vendosi të mos vinte për ndeshjen ndaj Izraelit shkaku që Kosova s’ka gjasa për Kampionat Evropian, duke bërë një paraqitje titullare në humbjen ndaj Empolit.
Mirëpo, Rrahmani i ka dhënë mbështetje Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“Suksese Kosova ime”, shkruan mbrojtësi kosovar.

Ndërkohë, Rrahmani s’është i vetmi lojtar që s’është i pranishëm në këtë sfidë pasi të njëjtën rrugë e ka ndjekur edhe Edon Zhegrova, mirëpo sipas babait të tij Lille s’e ka liruar ndërsa FFK s’e ka ftuar për dy ndeshjet tjera, ndaj Zvicrës respektivisht Bjellorusisë.
Kujtojmë, se përballja mes Kosovës dhe Izraelit do të nis me fillim nga ora 20:45.