Suhareka merr "timonin" e Superligës, fiton Llapi - NACIONALE

Suhareka merr "timonin" e Superligës, fiton Llapi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Suhareka është lideri i ri i Superligës së Kosovës pas fitores ndaj Feronikelit ’74 (2:0), derisa Llapi mposhti në udhëtim te Ferizaj (0:1).

Skuadra nga Theranda që po mahnit të gjithë në kampionatin kosovar triumfoi me rezultat 2:0.

Vendasit ishin më të mirë se klubi nga Drenasi dhe me plot meritë dhe arkëtuan pikët e plota.

Ishte Mevlan Zeka që kaloi vendasit në epërsi duke shënuar nga pika e bardhë në përfundimin e pjesës së parë (45+6’).

I njëjti më pas vulosi fitoren pas asistimit të bukur të Endrit Krasniqit (56’).

Me këtë fitore, Suhareka është përkohësisht lider i vetëm me 13 pikë derisa Nikli mbetet në fund pa asnjë fitore këtë edicion.

Në anën tjetër, Llapi ka triumfuar në udhëtim te Ferizaj me rezultat minimal 0:1.

Ahmed Januzi sërish e bëri heroin, duke shënuar një gol të bukur pas asistimit ët Valmir Veliut (72’).

Llapi tani mbledh 10 pikë në kampionatin kosovar, derisa Ferizaj renditet në pozitën e parafundit me katër sosh.

Lajme të ngjashme