Studimi shkencor: Messi GOAT para Ronaldos, kontributi i tij ekipor është shumë më i madh - NACIONALE

Studimi shkencor: Messi GOAT para Ronaldos, kontributi i tij ekipor është shumë më i madh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të dhënat shkencore dëshmojnë se Lionel Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohëve para Cristiano Ronaldos, thotë doktor Ian Graham.

Kjo dyshe e ka mbizotëruar botën e futbollit për 15 vite, duke i fituar së bashku 12 Topa të Artë. Pyetja se cili është më i miri në histori është shtruar vazhdimisht viteve të fundit, por mjeku hulumtues i Liverpulit, Dr. Graham thotë se të dhënat e bëjnë shumë të qartë këtë gjë.

"Është Messi", tha Graham në Festivalin Shkencor Cheltenham, duke folur për modelet e fosistikuara që u përdorën për t'i renditur Messin dhe Ronaldon duke u bazuar në kontributin e tyre në ekip.

"Dallimi është se Messi është edhe mesfushor sulmues i klasit botëror. Shanset për gol që ai i krijon për bashkëlojtarët janë shumë më të mëdha se të Ronaldos. Messi i kryen dy punë në mënyrë të shkëlqyer. Ronaldo e bën vetëm një punë shkëlqyeshëm. Ky është dallimi",
nënvizoi ai.


Me Messin që do t'i bashkohet Inter Miamit këtë verë dhe Ronaldon që po luan në Arabinë Saudite për Al Nassr, mbizotërimi i tyre në lojën e futbollit ka nisur të zbehet shumë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit Kylian Mbappe dhe ai i Manchester City Erling Haaland shihen si dy lojtarët që tani do dominojnë futbollin. Sipas Dr. Graham, francezi është numër një tani për tani.

"Secili model statistikor do të tregojë se Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në Evropë tani"
, shtoi ai.

Messi do ta vazhdojë karrierën tani në Shtatet e Bashkuara, ndërsa Ronaldo në Lindjen e Mesme.

Lajme të ngjashme