Strakosha realizon ëndrrën e tij, transferohet në Premierligë
Thomas Strakosha është bërë me klub të ri. Ai nënshkroi kontratë me Brentford.
Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, pas një eksperience të gjatë të kaluar në Lazio, ka vendosur që të ndryshojë kapitull në karrierën e tij. Duke qenë që filloi të haste në disa probleme me klubin kryeqytetas italian nën urdhrat e Maurizio Sarrit, duke e humbur edhe vendin titullar.
Duke marrë parasysh faktin që Strakoshës i skadonte kontrata në fund të muajit qershor, si ai, ashtu edhe Lazio - ranë dakord që ta ndërpresin raportin mes tyre, duke bërë që portieri shqiptar të lirohej si lojtar i lirë në parametra zero.
Brentford ekipi i ri i Strakoshës
Klubi anglez, Brentford, arriti që t'ia plotësojë kushtet Thomas Strakoshës. Ky i fundit nuk ngurroi aspak që ta pranonte ofertën e klubit anglez.
Strakosha ka një kohë të gjatë që e ka dëshiruar transferimin në Premierligë. Kalimi në Brentford e përmush një ëndërr të tij.
Ai projektohet që do të jetë portieri titullar i skuadrës angleze. Gjatë ditës së sotme vetëm se e ka nëshkruar kontratën me Brentford. Zyrtarizimi nga ana e klubit pritet të ndodhë shumë shpejt.
Eksperti i transferimit të lojtarëve, Fabrizio Romano, njoftoi që tanimë mund të llogaritet si lojtar i ri i skuadrës së Premierligës.
Kriza te Lazio dhe humbja e pozitës së titullarit te Shqipëria
Sezoni i fundit me Lazion i ka shkaktuar shumë kokéçarje portierit shqiptar. Ndër të tjera, përveç që nuk ka pasur minutazhin e dëshiruar në Serie A, falë formës jo stabile që ka dëshmuar - ka bërë që edhe Edy Reja ta lë në dy prej tre ndeshjeve të fundit me Kombëtaren kuqezi.
Prandaj, kalimi i tij në Brentford do të mund t'ia rikthejë vetëbesimin dhe formën e dikurshme, për të cilat dallohej rëndom në Serie A për sezone të tëra.
Te Lazio, përveç bashkëkombasit të tij, njëherazi drejtorin e klubit, Igli Tare, tek të gjithë të tjerët e kishte humbur përkrahjen.