Stones shënon në "frymën e fundit", City me rikthim mposht Wolvesin
Manchester City më shumë mund ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Wolvesi, duke iu gëzuar një goli të vonshëm së John Stones.
"Qytetarët" ishin duke barazuar deri në minutën e fundit, por pastaj Stones realizoi me kokë për epilogun përfundimtar 1:2.
Vendasit e nisën shumë më mirë, duke kaluar në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë përmes Larsen që u asistua nga Semedo.
Portugezi pak minuta më vonë lehtësisht mund ta dyfishonte epërsinë, por dështoi nga afërsia.
Pas kësaj, Man City e mori krejtësisht lojën në dominim. Skuadra e Pep Guardiolas krijoi aksion pas aksioni dhe e gjeti golin. Ishte Josko Gvardiol që realizoi një eurogol nga distanca (33’).
Në 45-minutëshin e dytë, dy skuadrat kishin pak raste shënimi. City kuptohet vazhdoi të dominojë në posedim dhe bëri lojë të bukur, por larg finalizimit.
Kur të gjithë mendonin se City gaboi, në skenë doli Stones, i cili realizoi me kokë pas një harkimi nga këndi (90+5').
Kësisoj, Man City merr "timonin" në Premierligë me 20 pikë, kurse Wolves renditet në pozitën e parafundit me një sosh.