Stivi Frashëri njofton largimin nga Ballkani
Portieri shqiptar, Stivi Frashëri, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar largimin e tij nga Kampioni i dyfishtë i Kosovës, Ballkani.
Frashëri që erdhi në gusht të vitit 2021 në Superligën e Kosovës, ka qenë një nga prurjet më të mira në kohët e fundit, me 32-vjeçarin që ishte vendimtar në sukseset e suharekasve si në elitën e futbollit kosovar ashtu edhe në garat evropiane.
Në postimin e tij njoftues, ai tha se ishte nder dhe kënaqësi dhe i urojë Ballkanit suksese më të mëdha në vazhdim.
“Ka qenë nderë dhe kënaqësi. Suksese sa më të mëdha Ballkanit,” shkroi ai.
Në anën tjetër, kampioni i Kosovës është duke e bërë skuadrën gati për garat evropiane dhe pak ditë më parë transferoi një portier tjetër nga Shqipëria, Andrea Hoxha.
Megjithatë, siç mësuan burimet e Nacionales, ata janë në garë me Dritën të nënshkruajnë me një tjetër portier kualitativ, që më parë luante për Real Madridin. Bëhet fjalë për Tomas Mejias, të cilin menaxheri Urim Sejdiu e ka propozuar te dy skuadrat më të mira vendore.
