Spitali jep lajmin e keq: Kanceri i Peles është duke përparuar, kërkohet kujdes më i madh - NACIONALE

Spitali jep lajmin e keq: Kanceri i Peles është duke përparuar, kërkohet kujdes më i madh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Spitali ku po trajtohet Pele ka njoftuar se kanceri i brazilianit është duke përparuar.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës ka qenë në spital për pak më shumë se tre javë.

Vajza e tij tha në rrjetet sociale se ai do t'i kalonte Krishtlindjet në spital.

Spitali “Israelita Albert Einstein” tha se Pele "paraqet përparimin e sëmundjes së kancerit dhe kërkon kujdes më të madh në lidhje me mosfunksionimet renale dhe kardiake".

Pele iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator 2021 dhe që atëherë ka pasur trajtim të rregullt.

“Krishtlindja jonë në shtëpi është pezulluar”, ka shkruar vajza e Peles, Kely Nascimento, në Instagram.

“Ne vendosëm me mjekët që, për arsye të ndryshme, do të ishte më mirë për ne të qëndronim këtu me gjithë kujdesin që na jep kjo familje e re në Ajnshtajni.

Menjëherë pasi u pranua, spitali në Sao Paulo kishte thënë se Pele "kishte një përgjigje të mirë ndaj trajtimit për kujdesin e infeksionit të frymëmarrjes" dhe shtoi se ai po i nënshtrohej një "rivlerësimi të trajtimit me kimioterapi".

Pele është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Brazili me 77 gola në 92 ndeshje dhe e ndihmoi vendin e tij të fitojë Kupën e Botës në 1958, 1962 dhe 1970.

Lojtarët e Brazilit i bënë homazhe Pele pas fitores së tyre në 16-ën e fundit ndaj Koresë së Jugut gjatë Kupës së Botës 2022, teksa mbanin një pankartë me emrin dhe foton e tij.

Lajme të ngjashme