Sparta Praha i bashkohet garës për Albion Rrahmanin, gati ofertën 2.5 milionë euro - NACIONALE

Sparta Praha i bashkohet garës për Albion Rrahmanin, gati ofertën 2.5 milionë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sparta Praha është skuadra më e fundit që i është bashkuar garës për sulmuesin e Rapid Bukureshtit Sparta Praga.

Falë formës së jashtëzakonshme në Rumani, Rrahmani ka fituar vëmendjen e disa klubeve evropiane dhe pritet që të shitet në verë.

Mediumi çek “iDNES.cz” raportons e Sparta është gati të ofrojë 2.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e Rrahmanit, megjithatë është vështirë që Rapid Bukureshti ta pranojë këtë ofertë.

Mediat rumune raportojnë se Rapidi e vlerëson rreth 8 milionë euro qendërsulmuesin, andaj duan që ta bëjnë transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit, vlerë që Sparta nuk do ta paguajë.

Rapidi po kalon një periudhë jo të mirë në aspektin sportiv, ku ka pësuar shtatë humbje dhe marrë një barazim në tetë ndeshjet e fundit, ndërsa është në kërkim të një trajneri të ri.

Kësisoj, vlera e Rrahmanit mund të zbret në pesë apo gjashtë milionë euro mirëpo prapë mbetet vlerë e lartë për skaudrat çeke.

Kujtojmë, Rrahmani kaloi te Rapidi nga Ballkani verën e kaluar për 600 mijë euro ndërsa klubi nga Suhareka edhe ka 20 për qind në shitjen e radhës.

Përndryshe, në verë nga Rapidi mund të shitet edhe Ermal Krasniqi, pavarësisht që për momentin s’ka asgjë konkrete.

Lajme të ngjashme