Spanjë – Gjermani: Disa statistika që mund të jenë fatale teksa gjermanët luftojnë për të mbijetuar në Katar
Dy fuqitë evropiane, Spanja dhe Gjermania, do të takohen sot në Stadiumin Al-Bayt, në një nga ndeshjet më me shumë rivalitet vitet e fundit. Spanja ka nisur mirë kampanjën në Katar me fitore të thellë, ndërsa Gjermania u mposht befasisht nga Japonia dhe tani kërkon pikët e plota për të mbetur në garë.
Dy ish-kampionët e botës janë në qendër të vëmendjes sot, në ndeshjen kryesore të ditës dhe këto janë disa statistika që mund të sugjerojnë se si do të shkojë rrjedha e lojës.
Gjermania do të duhet ta kërkojë fitoren sot në çdo shans të saj, pasi një humbje, do të thoshte se kualifikimi të varej pastaj në skuadrat tjera të këtij grupi, rrjedhimit në ndeshjen e fundit ndaj Kosta Rikës do të duhej një fitore shumë e thellë.
Pesë statistika që mund të diktojnë rrjedhën e kësaj ndeshje
1.) Tri humbje radhazi në Botëror për Gjermaninë

Gjermania nuk ka humbur kurrë tre ndeshje radhazi në Botëror gjatë tërë historisë të këtij turneu. Megjithatë, pas humbjes nga Koreja e Jugut në vitin 2018 në Rusi dhe Japonisë këtë edicion, tani me një humbje ndaj Spanjës, mund të bëhen skuadra e parë e Gjermanisë që humb tre ndeshje radhazi.
Kujtojmë se eliminimi në vitin 2018 nga grupet po ashtu ishte hera e parë e tyre në një Botëror.
2.) Spanja me rekord të ri në Botëror

Spanja ishte dominuese në hapjen e Kupës së Botës 2022 duke vendosur një rekord të ri ekipor për numrin më të madh të posedimit të topit në një ndeshje të Kupës së Botës. Zotërimi 81,9% i topit nga Spanja ishte një rekord i ri, duke tejkaluar shifrën e mëparshme prej 80,3% të vendosur nga Argjentina në 2010. Kjo është që kur Opta filloi të gjurmonte këto shifra nga viti 1966 e tutje.
3.) Adoleshentët marrin vëmendjen

Me vetëm 18 vjeç e 110 ditë, Gavi u bë golashënuesi më i ri i Kupës së Botës që nga Pelé (17 vjeç e 240 ditë) në 1958. I riu u bë gjithashtu lojtari dhe golashënuesi më i ri i Spanjës në Kupën e Botës në ndeshjen kundër Kosta Rikës.
Ndërkohë, Jamal Musiala bëri histori në ndeshjen e mëparshme të Gjermanisë, duke u bërë lojtari më i ri që nisi një lojë në një Kupë Bote për Gjermaninë që nga viti 1958 me 19 vjet e 270 ditë.
4.) Forma më e mirë e Spanjës

Spanja ka humbur vetëm një herë në shtatë ndeshjet e fundit kundër Gjermanisë. Takimi i tyre më i fundit përfundoi në një mënyrë mjaft të sikletshme për Die Mannschaft pasi ata pësuan një shkatërrim 6-0 në Ligën e Kombeve të UEFA-s në 2020.
Humbja e fundit e Spanjës kundër Gjermanisë erdhi në Kampionatin Evropian të vitit 1988, me Furia e kuq që mori dy barazime dhe rrëmbeu tre fitore që atëherë. Në fakt, takimi i tyre më i fundit në Kupën e Botës ishte në vitin 2010 kur Spanja mposhti Gjermaninë 1-0 në gjysmëfinale, rrugës për titullin e tyre të parë.
5.) Golat e shumtë të shënuar nga Spanja, ndërsa Gjermania ka pranuar në anën tjetër

Shtatë golat që Spanja shënoi kundër Kosta Rikës përputheshin me totalin e turneut të tyre nga Kupa e Botës 2018 në Rusi. Golat më të shumtë që Spanja ka shënuar ndonjëherë në një ndeshje të Kupës së Botës dhe ata do përballen me një Gjermani që ka pranuar gjashtë gola në katër ndeshjet e tyre të fundit.