Southgate shpjegon pse Anglia nuk duhet të mbështetet vetëm te Jude Bellinghami - NACIONALE

Southgate shpjegon pse Anglia nuk duhet të mbështetet vetëm te Jude Bellinghami

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi Gareth Southgate thotë se nuk mbështetet vetëm te mesfushori Jude Bellingham për ta fituar “Euro 2024”, duke insistuar se duhet të ndihmojë tërë skuadra.

Bellingham kaloi një sezon mahnitës në Spanjë, duke fituar La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve qysh në vitin e parë.

Duke folur për gazetarët, Southgate ka treguar se nuk mund të mbështetet vetëm te anglezi.

“Jam i sigurt se do të jetë, por nuk është i përgjegjshëm për ta bërë këtë”.

“Nuk po vendosim gjithçka te Jude. Kemi lojtarë shumë të mirë dhe është një gjë grupore për të shkuar dhe provuar për ta fituar këtë turne”.

“Është një lojtar me mentalitet mahnitës por do të kemi një impakt më të madh si një grup i plotë”, deklaroi ai.

Në mungesën e Bellinghamit, Cole Palmer luajti si numër 10 në fitoren 3:0 ndaj Bosnja Hercegovinës, duke shënuar edhe një penallti.

Përndryshe, Anglia do ta nis Kampionatin Evropian kundër Serbisë të dielën e ardhshme.

Lajme të ngjashme