Southgate e pranon se Haaland dhe Ferguson e refuzuan Anglinë - NACIONALE

Southgate e pranon se Haaland dhe Ferguson e refuzuan Anglinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi Gareth Southgate e ka pranuar se kombëtarja e Anglisë tentoi t’i bindte Evan Fergusonin dhe Erling Haalandin që të veshin fanellën e “Tre Luanëve”, por të dy sulmuesit refuzuan.

Kishte mundësi që të dy lojtarët të zgjidhnin Anglinë, mirëpo sulmuesi i Brightonit preferoi Republikën e Irlandës derisa ylli i Man Cityt zgjodhi Norvegjinë ani pse u lind në Leeds.

Tekniku anglez e pranoi se të dy lojtarët ishin të dashur nga Anglia, mirëpo që zgjodhën kombëtaret e tyre respektive.

Ferguson ta përfaqësojë Anglinë? Ka luajtur shumë ndeshje në nivelin zyrtar, ka diku tetë paraqitje”.

Nuk jam i sigurt nëse mundet, por mendoj se e ka bërë të qartë se ndihet sikur ka lindur në Irlandë dhe është duke i përfaqësuar ata, prandaj i mbështes 100 për qind”.

Mendoj se është lojtar shumë e mirë. Duhet ta respektojmë. Në të njëjtën kohë, po shikonim Haaland dhe shpresonim se të ishte i gatshëm për ne gjithashtu. Por, kemi një numër nëntë shumë të mirë dhe jemi shumë të lumtur me të”.

Ndërkohë, Southgate foli shkurtimisht edhe për Elliot Anderson, i cili ka luajtur edhe për Anglinë dhe Skocinë deri më tani.

Nuk e di. E pëlqejmë shumë. Mendoj se është lojtar që po ia del shumë mirë”.

Sigurisht ai u ftua te skuadra e tyre javën e kaluar dhe nuk e di çfarë ka ndodhur për momentin. E pashë që është larguar. Të shohim. Është diçka që Federata të merret. Padyshim është lojtar që na pëlqen”.

20-vjeçari kishte marrë një ftesë nga Skocia mirëpo që pastaj shkaku që ishte i sëmurë u detyrua ta lërë grumbullimin.

Lajme të ngjashme