Southampton rikthehet në Premierligë, triumfon ndaj Leeds United - NACIONALE

Southampton rikthehet në Premierligë, triumfon ndaj Leeds United

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Southampton është rikthyer në elitën e futbollit anglez, duke mposhtur në finalen e play-offit skuadrën e Leeds Unitedit.

Southampton triumfoi me rezultat minimal 1:0 në “Wembley”, sfidë që ishte shumë e barabartë.

Adam Armstrong rezultoi të jetë heroi me një gol të bukur pas një asistimi fantastik të William Smallbones (24’).

Southampton në fakt ishte më dominuese, duke pasur edhe disa mundësi tjera përmes Armstrong si dhe rasti i artë i Samuel Edozie, që dështuan t’i finalizonin.

Ndërkohë, rasti më i mirë për Leeds ishte me anë të Summerville, por ky i fundit dështoi keq, duke goditur mbi portë.

Daniel James gjithashtu humbi dy raste të mira, duke dështuar t’i konkretizonte disa aksione të bukura, kësisoj Leeds qëndron në Championship edhe për sezonin tjetër.

Southampton tani bëhet skuadra e fundit që do të garojë në Premierligë sezonin 2024/25.

Lajme të ngjashme