Southampton me përmbysje triumfon ndaj Chelseas - NACIONALE

Southampton me përmbysje triumfon ndaj Chelseas

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Southampton ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Chelseas, në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.

Ndeshja ishte tejet interesante, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 2:1.

Chelsea e nisi më mirë duke pasur disa raste të menjëhershme përmes Raheem Sterling, që nuk i konkretizoi fillimisht.

Por, anglezi arriti t'i jep epërsinë "Bluve" me një gol nga afërsia pas 23 minutave lojë.

Sidoqoftë, vetëm pesë minuta më vonë, Southampton arriti të barazojë rezultatin falë një eurogoli të Romeo Lavia, i cili shënoi me një goditje fantastike nga distanca (28').

Southampton vazhdoi të këtë më shumë raste dhe arriti ta përmbys rezultatin në kohën shteë të pjesës së parë. Ishte Adam Amstrang që shënoi brenda zonës pas një asistimi të shkëlqyeshëm nga Romain Perraud (45+1').

Në pjesën e dytë, vendasit e nisën më mirë duke rrezikuar përmes Mohamed Elyounoussi që kishte një rast të mirë me kokë, mirëpo që Mendy bëri një pritje brilante për t'ia mohuar golin.

Në minutën e 67-të, trajneri Thomas Tuchel futi në lojë Armando Brojën se bashku me Christian Pulisic e Jorginho, por që nuk arritën të bëjnë dallimin.

Southampton kishte një tjetër rast të mirë me Salisu, por mbrojtja mysafire arritën ta devijonin gjuajtjen në fund.

Kështu, Chelsea merr humbjen e dytë për këtë edicion të Premierligës, duke u renditur tani në pozitën e tetë në tabelë me shtatë pikë, derisa Southampton ngritët në të shtatën me shtatë sosh.

Në xhiron e radhës, Chelsea do ta zhvillojë derbin ndaj rivalit lokal, Ëest Ham, derisa Southampton do të jetë mysafir i Wolvesit.

Lajme të ngjashme