Sot nisin Lojërat Olimpike, Kosova prezantohet me 9 sportistë
Sot në Paris nisin Lojërat Olimpike.
Kosova do të paraqitet me 9 sportistë.
Prej sonte e deri më 11 gusht, atletët do të garojnë në sporte nga më të ndryshmet, teksa nëntë sportistë shqiptarë do të marrin pjesë po ashtu.
Pesë vijnë nga sporti më i suksesshëm i Kosovës, xhudoja.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, kampionë në fuqi olimpike do të synojnë sërish medalje, teksa krahas tyre garojnë edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.
Donjeta Sadiku do të garojë në boks dhe ka shpresa të mëdha për medalje olimpike.
Gresa Bakraqi do të garojë në vrapim 800 metra, kurse Adell Shaboviq dhe Hana Beiqi garojnë në not.