Sonte vendosen dy çerekfinalistët e fundit në Ligën e Kampionëve
Dramat në Ligën e Kampionëve vazhdojnë edhe sonte.
Me dy ndeshjet e fundit, sot do të vendosen edhe dy skuadrat e fundit që shkojnë në çerekfinale.
Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Atletico Madridit dhe Interit, ku italianët kanë përparësi nga ndeshja e parë pasi fituan me rezultat 1-0.
Mbetet të shihet nëse skuadra e Siemeones e njohur për futboll agresiv e defansiv, do të mund të shkaktojë ndonjë problem për një nga skuadrat më në formë në Evropë, Interin.
Ndeshja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Dortmundit dhe PSV, e cila në ndeshjen e parë përfundoi 1-1.
Çerekfinalistët e deritashëm: Arsenal, Bayern, Manchester City, Real Madrid, PSG dhe Barcelona.