Sonte mësohen edhe dy kombëtaret që do të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt - NACIONALE

Sonte mësohen edhe dy kombëtaret që do të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sonte (e martë) do të zhvillohen edhe katër përballje, pra përpos Anglisë dhe Francës që tashmë e ka siguruar, do të mësohen edhe emrat e dy kombëtareve tjera që vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në kuadër të grupit C dhe D, me fillim nga ora 18:00, respektivisht 21:00.

Franca do ta zhvillojë përballjen finale ndaj Polonisë, që tashmë është eliminuar. “Gjelat” kërkojnë vetëm fitore për ta mbyllur si lider në mënyrë që të kenë një kundërshtar të favorshëm në anën tjetër.

Ndërsa, Holanda përballet me Austrinë. Të dy kombëtaret me një fitore do të avanconin tutje, ndërsa punë do t’iu kryente edhe barazimi.

Aktualisht, në këtë grup – Holanda prinë me katër pikë, aq sa ka edhe Franca derisa Austria zë vendin e tretë me tre sosh.

Kurse, me fillim prej ores 21:00 përballja më interesante është ndërmjet Anglisë dhe Sllovenisë, ku “Tre Luanët” e kanë të garantuar pjesëmarrjen në 1/8 e finales mirëpo do të tentojnë ta mbyllin me fitore.

Në anën tjetër, Danimarka gjithashtu mund të kualifikohet tutje në rast që arrin ta mposhtë Serbinë, me këtë të fundit që është buzë eliminimit.

Lajme të ngjashme