Sonte ceremonia e Topit të Artë: Kush është lojtari më i mirë në botë për vitin 2024?
Sonte (e hënë) do të zhvillohet ceremonia e Topit të Artë, ku do të mësohet se kush është lojtari më i mirë në botë për vitin 2024.
Dy yjet e Realit Vinicius Junior e Jude Bellingham së bashku me mesfushorin e Manchester Cityt Rodri janë favoritët kryesorë për ta fituar trofeun më të rëndësishëm në aspektin individual.
Përpos Topit të Artë në kategorinë e meshkujve, të hënën mbrëma jepen edhe çmimet si Topi i Artë për gra, Yashin Trophy (portieri më i mirë), Kopa Tropy (Lojtari më i mirë i ri, pra nën U21), trajneri i vitit, trajnerja e vitit, klubi më i mirë në botë, klubi më i mirë në kategorinë e grave, si dhe dy çmimet si Gerd Muller Trophy (Golashënuesi më i mirë) dhe Socrates (Futbollisti që ka bërë më së shumti gjeste humane).
Si vendoset fituesi i Topit të Artë?
Për të mësuar se kush është lojtari më i mirë në botë, atëherë vlerësohen këto tre kritere:
1.Paraqitjet individuale, vendimtare dhe impresionuese
2.Paraqitja në ekip dhe arritjet që ka shënuar klubi në fjalë brenda vitit 2024
3.Klasi dhe loja e ndershme
Topi i Artë merret nga votat e gazetarëve të veçantë, nga një përfaqësues në 100 shtetet e renditura nga FIFA, si dhe 50 shtetet e para për gra.
Secili gazetarë do të zgjedhë nga 10 lojtarë, që do t’i vlerësojë me pikë. Pra 15, 12, 8, 7, 5, 4, 3, 2, dhe respektivisht 1 pikë. Të gjitha këto pikë pastaj mblidhen dhe në fund rezulton se kush është lojtari më i mirë në botë.
Kujtojmë, ceremonia e Topit të Artë do të nis me fillim nga ora 20:30.