Solskjaer shpjegon arsyen pse Jude Bellingham e refuzoi Man Unitedin - NACIONALE

Solskjaer shpjegon arsyen pse Jude Bellingham e refuzoi Man Unitedin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka pranuar se Manchester Unitedi nuk ishte në gjendje t’i jepte atë që kërkonte mesfushori Jude Bellingham, kur tentuan ta transferonin nga Birmingham City në vitin 2020.

Bellingham po vlerësohet si mesfushori më i mirë në botë pas shkëlqimit te Real Madrid, ku brenda një kohe të shkurtër ka fituar zemrat e shumë tifozëve.

Mirëpo, Unitedi kishte shprehur interesim për anglezin kur ishte vetëm 17-vjeçar dhe po shkëlqente në Championship.

Ishte në ndërtesën e Man Unitedit. Isha aty, sigurisht si trajner. Sir Alex ishte aty, Roy Keane duhet të ishte aty, por s’ishte (bëri shaka pasi kishte ish bashkëlojtarin pranë)”.

Por, Robson dhe Eric Cantona ishin aty kur erdhi në klub. Biseduam me të dhe tentuam ta bindim. Por, ai donte një numër të caktuar të minutave në ekipin e parë. Ishte 17-vjeçari më i matur që kisha njohur në jetën time. Gjithçka e kishte planifikuar”.

Kësisoj, Bellingham pastaj zgjodhi Borussia Dortmundin, ndërsa në verën e kaluar bëri hapin gjigant duke nënshkruar për klubin më të madh në histori.

Bellingham s’është lojtari i vetëm që Man Utd e humbi pasi në të njëjtën mënyrë dështuan edhe në transferimin e Erling Haalandit, ngase s’i besuan talentit norvegjez në vitin 2018.

Lajme të ngjashme