Solskjaer: Rikthimi i Ronaldos te Unitedi solli probleme në dhomën e zhveshjes
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer insiston se nuk është penduar për rikthimin e Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi në vitin 2021, por e pranoi se ky nënshkrim solli probleme në dhomën e zhveshjes.
Man United arriti ta transferojë Ronaldon nga Juventusi për 12 milionë funte, duke e mposhtur në garë rivalin lokal Man City.
Solskjaer ka treguar se as nuk hezitoi për rikthimin e Roanldos, mirëpo ky transferim kishte ndikuar edhe te lojtarët e tjerë.
“Cristiano ishte ndryshe nga Anthony Martial, që luante në sulm ose nëse do të luanim Mason ose Marcus përpara”.
“Edinson Cavani vuajti më së shumti pas ardhjes së Cristianos, Edinson e kuptonte mënyrën si luanim. Cristiano, kur e njeh dhe flet me të, ai donte të luante tre nga katër ndeshje, ai e realizoi se po e bënte moshën, por kur e le jashtë një herë, ai s’është i lumtur”.
“Duhet t’i ndryshonim pak rolet. Ne ishim skuadra që bënte presion më së shumti para se Ronaldo të na bashkohej. E lejuam Dan James të largohet kur erdhi Cristiano, ishin dy lojtarë krejtësisht të ndryshëm. Ishte vendimi i duhur për mua që ta bëja, por nuk doli i sakti”.
“Një pjesë e transferimit të Ronaldos ishte që ta merrnim pasionin e tij dhe kjo kishte pak komplikime. Kishim Greenwood, Rashford dhe Martial që mund të mësonin nga Ronaldo pasi është më i miri, më i disiplinuari dhe ka qenë lojtari më i mirë në botë dhe mendon se do t’i ndihmonte ata”.
“Kur arriti në klub, më tha që ta nisja në tre nga katër ndeshje radhazi dhe pastaj ta vendosja në stol në ndeshjen e katërt, por ai është shumë i pansionuar dhe kur e bëra, atij s’i pëlqeu”.
Përndryshe, Ronaldo është duke shkëlqyer në Arabinë Saudite te Al Nassr.