S'ndalet Cristiano Ronaldo, shënon edhe golin e dytë ndaj Al Adalh
Sulmuesi Cristiano Ronaldo është duke vazhduar me formën e lartë, ku sapo ka shënuar edhe golin e dytë.
Portugezi pas golit në pjesën e parë nga pika e bardhë, shënoi edhe të dytin - këtë herë me një goditje të bukur nga një pozitë jo e favorshme.
Ishte Talisca që asistoi për Ronaldon, i cili fillimisht dribloi një futbollist e pastaj me një goditje të saktë e dërgoi topin brenda rrjetës (66').
Për ta parë golin: VIDEO