S’ndalen problemet te Arsenali, Arteta konfirmon lëndimin e Nwanerit
Trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se Arsenali duhet t’ia dalë pa talentin Ethan Nwanderi për disa javë shkaku i lëndimit muskulor që pësoi ndaj Brightonit.
17-vjeçarit shënoi golin e parë në barazimin 1:1 të shtunën, por pastaj u zëvendësua shkaku i lëndimit.
Arteta megjithatë ka konfirmuar se lojtari do të mungojë për disa javë shkaku i këtij dëmtimi.
“Fatkeqësisht, ai (Nwaneri) pësoi lëndim dhe do të jetë jashtë për disa javë”.
“Është lëndim muskulor”, konfirmoi tekniku spanjoll.
Në përgjithësi, Nwaneri ka zhvilluar 18 paraqitje për ekipin e parë të Arsenalit, duke qenë titullar në gjashtë prej tyre dhe realizuar pesë gola në të gjitha garat.
Kësisoj, Kai Havertz mund të rikthehet në formacionin titullar shkaku që mungoi në dy ndeshjet e fundit pasi ishte i sëmurë.
Arsenali në përballjen e ardhshme ka punë me Newcastle Unitedin në kuadër të EFL Cup.