Sllovakia në epërsi ndaj Ukrainës pas pjesës së parë (VIDEO)
Kombëtarja e Sllovakisë është në epërsi ndaj Ukrainës pas pjesës së parë të takimit që po zhvillohet në Dusseldorf, në kuadër të grupit E, të xhiros së dytë.
Sllovakia bëri befasi kur e mposhti Belgjikën në ndeshjen hapëse të tyre, por edhe sot po shkojnë drejt fitores dhe sigurimit të një vendi në fazën e eliminimit direkt, në anën tjetër Ukraina pasi pësoi humbje të thellë 3:0 në ndeshjen e parë dhe tani nëse humbë përsëri, ëndrrat për kalimin e grupeve pothuajse do të shuhen.
Në përballjen që po zhvillohet sot, Sllovakia u tregua shumë më e rrezikshme, ndaj erdhi edhe deri te goli, me Ukrainën që krijoi shumë më pak.
Goli i vetëm në 45 minutat e parë u shënua nga Schranz pas 17 minutash lojë, pas asistimit të Haraslin, për rezultatin 1:0.