Sky Sport Italia: Java vendimtare për transferimin e Calafiorit te Arsenali
Eksperti i transferimeve në Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, ka thënë se kjo javë mund të jetë vendimtare për kalimin e Riccardo Calafiorit te Arsenali, pavarësisht interesimit të PSG-së, Chelseat dhe Bayer Leverkusenit.
Burime të shumta në Itali pretendojnë se Arsenali po udhëheq garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Bolognës dhe Italisë, Riccardo Calafiorin.
Sipas Sky Sport Italia, kjo javë mund të jetë vendimtare për kalimin e mbrojtësit në Londër.
Gianluca Di Marzio pretendon se Topçinjtë dhe Mikel Arteta i kanë ofruar Calafiorit 'projektin më tërheqës', kështu që edhe nëse Chelsea, PSG dhe Bayer Leverkusen kanë shikuar kohët e fundit për disponueshmërinë e mbrojtësit, Arsenali mbetet në rreshtin e parë.
Il Corriere dello Sport ka raportuar se Bologna refuzoi ofertën prej 47 milionë eurosh të Arsenalit, por oferta e hapëse e Topçinjve ishte afër çmimit të kërkuar prej 50 milionë eurosh nga Rossoblu.
Calafiori, një produkt i akademisë së Romës, iu bashkua Bolognës nga Basel për vetëm 4 milionë euro në afatin kalimtar të verës 2023 dhe klubi zviceran mban një klauzolë 40% në shitjen e ardhshme, prandaj skuadra italiane do të tentojë ta shesë sa më shtrenjtë të është e mundur.