Skuadra e Bayern Munich përçahet, shkaku i trajnerit të shkarkuar Nagelsmann - NACIONALE

Skuadra e Bayern Munich përçahet, shkaku i trajnerit të shkarkuar Nagelsmann

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Thuhet se skuadra e Bayern Munich është përçarë për shkak të vendimit të klubit për të shkarkuar trajnerin Jualian Nagelsmann.

35-vjecari u shkarkua të premten, pavarësisht se Bayerni është vetëm një pikë larg kreut të tabelës në Bundesligë dhe i fitoi të gjitha tetë ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Thomas Tuchel u emërua si trajneri i ri të shtunën. Gjermani ishte kontaktuar për të marrë postin tre ditë para se Nagelsmann të shkarkohej.

Sipas gazetës gjermane Bild, jo të gjithë lojtarët e Bayern janë të kënaqur me vendimin e papritur të klubit. Thuhet se brenda dhomës së zhveshjes janë krijuar dy grupe të ndara, pro dhe kundër Nagelsmannit.

Pretendohet se ishin shtatë lojtarë që donin që Nagelsmann të shkarkohej nga pozita e tij, por një numër i figurave kyçe të klubit e mbështetën gjermanin të vazhdonte.

Manuel Neuer dhe Sven Ulreich thuhet se ishin kundër Nagelsmann për shkak të shkarkimit të trajnerit të portierëve, Tony Tapalpvic, pas gati 12 vitesh në klub. Duke folur muajin e kaluar, Neuer tha se “zemra e tij ishte copëtuar” pasi dëgjoi lajmet për Tapalovic, i cili ishte bashkëlojtari i tij në Schalke dhe gjithashtu kumbara në dasmën e tij.

Gjithashtu kundër Nagelsmann thuhet se ishin Serge Gnabry, Leroy Sane, Jamal Musiala, Joao Cancelo dhe blerja e verës Sadio Mane.

Joushua Kimmich dhe Leon Goretzka thuhet se ishin përkrahësit më të mëdhenj të Nagelsmann në dhomën e zhveshjes, së bashku me lojtarët e tjerë duke përfshirë Matthijs De Ligt, Dayot Upamecano dhe Benjamin Pavard.

I vetmi lojtarë që ishte në mes të kësaj ndarje ishte Thomas Muller, sipas BILD, ai ishte neutral në mënyrën se si ndihej për Nagelsmann.

Nagelsmann ishte duke rrëshqitur me ski në alpet austriake, duke e shijuar pushimin me të dashurën e vet gjatë ndeshjeve të kombëtareve, kur e mori lajmin për shkarkimin e tij të menjëhershëm. Ai u rikthye në Bavari pasi ndërpreu pushimet e tij, kur edhe e zbuloi fatin e tij.

Me Bayernin ende në garë për titull dhe Ligën e Kampionëve, pasi eliminoi Paris Saint-Germainin për të kaluar në çerekfinale, largimi i Nagelsmann erdhi si një tronditje e madhe.

Shefi i Bayern Munich Oliver Kahn tha: “Kur ne nënshkruam me Julian Nagelsmann në verën e vitit 2021, ishim të bindur se do të punonim gjatë me të, dhe ky ishte qëllimi i të gjithë neve deri në fund. Julian ndan dëshirën për të arritur qëllimin që të ofrojmë futboll të suksesshëm dhe tërheqës. Por tani kemi arritur në përfundim se cilësia në skuadrën tonë, pavarësisht titullit të Bundesligës vitin e kaluar, ka dalë gjithnjë e më rrallë në plan të parë.”

Ai shtoi: “Pas Kupës së Botës në kemi qenë më pak të suksesshëm dhe me një futboll më pak tërheqës. Luhatjet e mëdha në paraqitjet e ekipit kanë vënë në dyshim synimet tona për këtë sezon, por edhe për synimet tona në të ardhmen. Kjo është arsyeja se pse ne kemi vepruar tani. Personalisht dhe në emër të FC Bayern, do të doja të falënderoja Julian dhe ekipin e tij të trajnerëve fat të mirë në të ardhmen.”

Nagelsmann tani është njëri nga kandidatët kryesorë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Tottenhamit, pasi skuadra e Premierligës konfirmoi se Antonio Conte u largua me pajtim dypalësh të dielën. /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme