“Skuadër mu**”, Kylian Mbappe dhe Lucas Hernandez ngacmojnë Ousmane Dembelen për Barcelonën - NACIONALE

“Skuadër mu**”, Kylian Mbappe dhe Lucas Hernandez ngacmojnë Ousmane Dembelen për Barcelonën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Lucas Hernandez është tallur me Barcelonën duke e quajtur “Skuadër mu**” gjatë një bisede me bashkëlojtarin Ousmane Dembele.

Francezi e la Barcelonën për t’iu bashkuar “parisienëve” në këtë afat veror, me këta të fundit që aktivizuan një klauzolë private në vlerën e 50 milionë eurove.

“Foot Mercato” raporton se një rast interesant ndodhi gjatë kohës së stërvitjes, ku Kylian Mbappe dhe Lucas Hernandez u tallen me Barcelonën.

Mbappe për një moment e ka pyetur Dembelen: “Ti sapo ke ardhur nga Barcelona, pse nuk këndove?”.

Ndërsa, Hernandez që ishte pranë u kundërpërgjigj: “Si ka mundësi që një skuadër mu** si Barcelona mund ta mësojë për të kënduar”.

Pas kësaj, Mbappe vetëm qeshi duke shtuar “Po”. Ndërkohë, Dembele vetëm mbeti i heshtur duke mos e komentuar situatën

Dembele dhe Hernandez ishin prurjet e fundit të “Parisienëve” në këtë afat veror, derisa klubi e lejoi edhe Mbappen të kthehet në stërvitje pas disa problemeve me shpresën se do ta bindin për rinovimin e kontratës.

PSG pagoi 50 milionë euro për Dembelen, mirëpo që një pjesë të tyre do ta mbajë vetë lojtari, ndërsa Hernandez iu kushtoi rreth 40 milionë euro nga Bayern Munich.

Lajme të ngjashme