Skena të ‘çmendura’: Emiliano Martinez tentoi ta ndalonte policin që të mos i rrahte argjentinasit
Si zakonisht, disa skena të çmendura kanë ndodhur në derbin mes Brazilit dhe Argjentinës, ku mysafirët triumfuan me rezultat minimal 0:1.
Para se të niste derbi, policia braziliane filloi t’i rrahte keq tifozët e Argjentinës, ku disa edhe mbeten të gjakosur si pasojë.
E kjo menjëherë e fitoi vëmendjen e futbollistëve, që iu afruan tribunës me shpresën t’i bindin policët të ndalonin.
Një ndër ta ishte portieri Emiliano Martinez, që ishte afër edhe të ngjitej në tribuna për të ndalur policinë braziliane por bashkëlojtarët dhe stafi s’e lejuan.
Incredible footage of Emiliano Martinez trying to stop the police beating the Argentinian supporters in the stands. 😳
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) November 22, 2023
🎥 @TyCSports
pic.twitter.com/60iQFqsep8
Ndeshja ishte interesante ashtu edhe si jashtë fushës, me Nicolas Otamendin që realizoi golin e vetëm në takim.
Mbrojtësi shënoi me kokë pas harkimit të Lo Celos nga këndi, duke mos i dhënë asnjë shans Alisson Becker për ta ndalur goditjen (63’).
Menjëherë pasi përfundoi ndeshja, Messi me shokë shkuan të festojnë me tifozët që mbeten të rrahur nga policia braziliane.
Përndryshe, kjo ishte humbja e parë e Brazilit në shtëpi në histori në kuadër të kualifikuesve të Kupës së Botës.