Skandali me korrupsion: Tifozët e Bilbaos hedhin para të rreme në fushë kundër Barcelonës
Tifozët e Athletic Bilbaos kanë ngacmuar Barcelonën duke hedhur para të rreme në fushë, duke aluduar në akuzat për klubin katalunas për korrupsion.
Tifozët e skuadrës baske hodhën bankënota me logon e klubit të Barçës të printuar në të dhe afër saj shkruhej ‘MAFIA’.
Image: Image: The banknotes that Athletic Club fans threw onto the pitch in the 30th minute as a protest against the Negreira case. pic.twitter.com/LJuEkH60z6
— Barça Universal (@BarcaUniversal) March 12, 2023
Protesta ndodhi pas konfirmimit se Barça po hetohet për pagesat e bëra ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira.
Barça thuhet se ka bërë pagesa të majme, pothuajse7 milionë euro për Negreira midis vitit 2001 dhe 2018. Prokurorët po hetojnë klubin për skandalin ndërsa presidenti Joan Laporta ka këmbëngulur se Barça është e pafajshme.
Mund të kalojë një kohë e gjatë përpara se çështja kundër Barcelonës të zgjidhet pasi procesi ligjor potencialisht i gjatë sapo ka filluar.
Në anën tjetër Barcelona triumfoi ndaj Bilbaos, duke rritur epërsinë ndaj Real Madridit në +9 pikë në krye të tabelës, fal edhe një paraqitje prej heroi nga portieri Marc Ander Ter Stegen.
Golashënues i vetëm i takimit ishte Raphinha në fundin e pjesës së parë, ku u asistua shumë bukur nga Sergio Busquets, me brazilianin që goditi mirë në këndin e majtë për rezultatin minimal 1:0.


