S’ka medalje as për Akil Gjakovën, mposhtet në “Repechage” - NACIONALE

S’ka medalje as për Akil Gjakovën, mposhtet në “Repechage”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje Grand Slamin në Astana, Kazakistan.

Gjakova ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të “Repechage” kundër xhudistit nga Kazakistani, Zhansay Smagulov.

Smagulov fitoi me një Ippon duke e rrëzuar kosovarin.

Kësisoj, pas Loriana Kukës edhe Akil Gjakova e mbyll këtë Grand Slam pa medalje, derisa Laura Fazliu është një fitore larg të bronztës.

Kujtojmë, dje Nora Gjakova u stolis me medaljen e argjendtë pasi u mposht në finale.

Lajme të ngjashme