“S’ka mbaruar”, Guardiola i dërgon mesazh Arsenalit dhe Liverpoolit për shanset në Premierligë - NACIONALE

“S’ka mbaruar”, Guardiola i dërgon mesazh Arsenalit dhe Liverpoolit për shanset në Premierligë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola thotë se gara për Premierligë është ende e hapur pavarësisht që Arsenali e Liverpooli lëshuan pikë në vikend.

Kampioni i Anglisë është lider pasi demoloi Lutonin, derisa Arsenal e Liverpool pësuan humbje nga Villa, respektivisht Crystal Palace.

Me gjashtë ndeshje të mbetura për shumë tifozë gara për titull mbaroi, megjithatë Guardiola thotë se gjithçka mbetet e hapur.

“Çka është diferenca prej dy pikëve? Kur jemi dy pikë para Arsenalit dhe Liverpool, mendoj se duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, nuk ka mbaruar”.

Tani jemi dy pikë para, por nuk ka mbaruar. Është e njëjta ndjenjë kur barazuam ndaj Arsenalit dhe njerëzit thanë “s’ka shanse shkaku i kompjuterit”.

Kompjuteri thotë këtë ose atë, nuk e di nëse kompjuteri mund të luajë si mbrojtës i majtë apo i djathtë, nuk e di si ta zbuloj këtë. Por, kompjuteri tha që s’kemi shanse dhe tani thotë se kemi shanse”.

Asgjë s’ndryshon për mua. Gjashtë ndeshje të mbetura, kemi lojë të vështira në shtëpi dhe si mysafir. Kemi ndeshje të vështira dhe të dy skuadrat e tjera kanë gjithashtu”.

Të shkojmë ndeshje pas ndeshje, nesër përballemi me Realin. Mendova për tripletën vjet vetëm kur mposhtëm Manchester Unitedin në finalen e FA Cupit”.

City dhe Real barazuan 3:3 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa nesër do të mësohet se cila skuadër do të avancojë në gjysmëfinale.

Lajme të ngjashme