S'ka fitues në kohën e rregullt, Japoni - Kroaci shkon në vazhdime
Ndeshja ndërmjet Japonisë dhe Kroacisë është bërë e para që shkon në kohë shtesë.
Epilogu përfundimtar për 90 minuta lojë rezultoi të jetë 1:1, andaj duhet vazhdimet, ndoshta edhe penalltitë që të vuloset fituesi.
Maeda fillimisht kaloi Japoninë në epërsi pas një asistimi të Yoshidas (43').
Sidoqoftë, Ivan Perisic duke realizuar gol fantastik me kokë barazoi rezultatin (55').
Kujtojmë, skuadra që avancon tutje në çerekfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Kore Jugore – Brazil.