Sivasspor - Ballkani: Analizë, statistikë dhe formacionet e mundshme
Kampioni i Kosovës, FC Ballkani është mysafir i Sivassporit, në kuadër të xhiros së tretë për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Normalisht, pavarësisht lojës së bukur që po zhvillojnë djemtë e Ilir Dajës, vendasit nga Turqia shihen favorit të padiskutueshëm në shumë aspekte, duke shtuar këtu edhe përvojën që kanë në Evropë.
Ballkani bëri historinë në Kosovë duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve, e tani synon ta vazhdojë, me dy ndeshjet e para që ka arkëtuar një pikë.
Ditën e enjte përballë do ta ketë Sivassporin, por kush është kjo skuadër turke dhe çfarë kualiteti ka?
Sivasspor është një ekip mjaftë me emër në Turqi, ku garon në elitën e futbollit turk që gjashtë vite dhe deri më tani ka arritur të fitojë një herë edhe Kupën e Turqisë, atë në edicionin 2021/22.
Nëse shohim statistikat, Siva ka një vlerë shumë më të lartë se Ballkani, ku në "Transfermarkt" rezulton 31.98 milionë euro, që është shumë herë më e madhe se e "Xhebrailave", që vlerësohen me 4.18 milionë euro.
Pra, të jemi më të qartë vetëm mesfushori i tyre ofensivë Dia Saba kushton më shumë se e tërë skuadra e kampionit të Kosovës në vlerën e 4.80 milionë eurove.
Kjo ndjeket nga lojtarë të tjerë të shtrenjtë si dy anësorët, Ahmed Musa në krahun e djathtë me 3.40 milionë euro dhe Max Gradel në të majtin me 3.00 milionë euro.
Në anën tjetër, futbollisti më i shtrenjtë të Ballkani vlerësohet anësori i majtë, Ermal Krasniqi me 350 mijë euro.
Sivasspor - skuadër që preferon mbajtjen e topit
Nëse shohim statistikat në pesë ndeshjet e fundit, vërehet haptas se dëshira e tranjerit të tyre, Riza Calimbay, është mbajtja e madhe e posedimit.
Pavarësisht dy humbjeve radhazi të pësuara në Superligën e Turqisë, Siva ka pasur një posedim me mesatare prej 60 për qind.
Përveç kësaj, Ballkani duhet të ketë edhe nga kundërsulmet e tyre të shpejta, duke marrë parasysh se kanë lojtarë shumë të shpejtë në krahë.
Formacionet e mundshme:
Në fund, tani fokusohemi te formacionet e mundshme. Trajneri Ilir Daja veçse ka njoftuar disa lëndime, duke mos përmendur emra përpos Astrit Thaqit, që është i suspenduar pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Slavia Prahas.
Në këtë sfidë mungesë tjetër do të jetë edhe mesfushori me tipare ofensive, Nazmi Gripshi, që është parë me krahun e lënduar edhe pse nuk janë dhënë shumë detaje, derisa as kapiteni Edvin Kuc nuk ndodhet në fotografitë e skuadrës kosovare gjatë stërvitjes së fundit.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit mund të duket kështu: Frashëri; Thaqi, Dellova, Jashanica, Sinani; Emërllahu, Korenica, Zyba; Krasniqi, Rrahmani, Berisha
Ndërkohë, Sivasspor nuk është se ka bërë shumë ndryshime në formacionet e fundit dhe pritet të luajnë me këtë 11-she: (4-2-3-1) - Vural; Ciftci, Appidangoye, Goutas, Yalcin; Keita, Ulvestad; Gradel, Saba, Ysilyurt; Yatabare