Silva thotë se do ta bind Nevesin t’i bashkohet Cityt para Unitedit
Mesfushori Bernardo Silva thotë se do të tentojë ta bind yllin e Benficas Joao Neves që t’i bashkohet Manchester Cityt para Unitedit.
Portugezi po kaon një sezon fantastik, ku e ka zëvendësuar menjëherë Enzo Fernandezin që iu bashkua Chelseas dhe gjatë verës pritet të bëhet me skuadër të re.
Man United është skuadra më e interesuar, ku skautët e shikuan nga afër edhe në fitoren e fundit të Sporting Lisbones dhe kanë kërkuar nga Bruno Fernandes t’i flasë për kalimin e mundshëm në “Old Trafford”.
Sidoqoftë, Silva ka ide tjera pasi sugjeroi që së bashku me Ruben Dias do të provojnë ta bindin t’i bashkohet Cityt dhe jo Unitedit.
“Jam i lumtur për Joaon dhe të rinjtë tjetër që po luajnë te Benfica dhe kombëtarja”.
“Joao Neves në Premierligë? Lojtarët me kualitet mund të luajnë në secilin kampionat. E shoh shumë të fokusuar në klub, që është gjëja më e rëndësishme, një lojtar shumë i ri por me të ardhme shumë premtuese”.
“Erdhi te kombëtarja, u përshtat dhe po ia del shumë mirë. Është ndihmë për ne nëse mendon trajneri, që të na ndihmojë ta fitojmë Kampionatin Evropian”.
“Ta marrësh te City para Unitedit? Nëse mundem, do të provoj ta bind Joao Nevesin t’i bashkohet Cityt. Do të më pëlqente ta shoh te City në vend të Unitedit, kuptohet”.