Silva e këshillon yllin portugez ta refuzojë Unitedin dhe t’i bashkohet Cityt
Mesfushori Bernardo Silva e ka këshilluar bashkëkombësin Joao Neves që ta refuzojë Manchester Unitedin dhe t’i bashkohet rivalit City.
Unitedi e ka identifikuar Nevesin si top prioritet për në verë, ndërsa në Portugali u raportua se është bërë një ofertë zyrtare prej 51 milionë eurove, por që u refuzua nga Benfica.
Neves ka një klauzolë lirimi prej 105 milionë funteve, mirëpo Benfica është gati edhe të pranojë oferta në vlerën e 85 milionë funteve.
Man Unitedi është favorit në garë, mirëpo Silva e ka këshilluar që t’i bashkohet te City.
“I thashë shko te Manchester City. Nuk është e lehtë. Është lojtar, që shkaku i suksesit në sezonin e kaluar, ka shumë klube që e duan”.
“Si lojtar portugez do të doja ta shihja pranë. Por, e dua më të mirën për tij. Nuk kam nevojë ta bindi. Joao Neves tashmë po i bind të gjithë, mënyrën si luan dhe energjinë që sjell në lojë”.
“Është lehtë që shumë klube t’i bashkohen garës. Lëreni ta marrë vendimin më të mirë. Nëse vazhdon me këtë energji, atëherë ka të ardhme të mirë përpara”.
Neves ndërkohë pritet të jetë titullar te Portugalia pranë kapitenit të Manchester Unitedit Bruno Fernandes.