"Sikur të mos largohesha kurrë", Willian i penduar që la Chelsean për Arsenalin
Sulmuesi i Fulhamit, Willian ka pranuar se ka bërë një gabim të madh duke lënë Chelsean për t'iu bashkuar rivalit Arsenal para afër tre viteve.
Braziliani është një ndër lojtarët më të trofeshëm në historinë e Chelseas duke qëndruar për shtatë vite, por ishte tejet i zemëruar pse klubi i ofroi vetëm kontratë dyvjeçare.
Arsenal arriti ta bindë duke i ofruar kontratë dyvjeçare me opsion për një tjetër, por asgjë nuk funksionoi me brazilianin që nuk e tregoi kualitetin nën urdhrat e Mikel Artetas.
I pyetur nëse është penduar për largimin nga Chelsea, ai për Sky Sports tha: "Po, sikur të mos largohesha kurrë. Sigurisht nuk është e lehtë të thuhet një gjë e tillë, por kur ndalësh ta mendosh për të gjitha situatat, i thamë vetës "Sikur të mos largohesha".
"Por kjo është jeta. Jam i lumtur te Fulham dhe po e shijoj kohën aty. Ata (Arsenal) po fluturojnë ata. Mendoj se isha në mes kur gjërat po ndryshonin. Isha i emocionuar kur nënshkrova për ta, po stërvitesha shumë por thjesht nuk funksiononte dhe kjo është e tëra".
Willian është një ndër tre lojtarët e Fulhamit që në të kaluarën kanë përfaqësuar "Topçinjtë" bashkë me Cedric Soares dhe Bernd Leno, me brazilianin që ka konfirmuar se do të bisedojë me ta para ndeshjes të së dielës.
"Kemi Bernd dhe Cedrit. Kuptohet Arsenali është diçka që mund të flasim, kemi ende stërvitje".
"Për të qenë i sinqert, është shumë e qartë çfarë mund të bëjnë dhe si e bëjnë. E bëjnë thjesht, por shumë mirë. Nuk është hera e parë që luajmë kundër tyre", deklaroi ai.
Ndeshja mes Fulhamit dhe Arsenalit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00.