Shënohen edhe dy gola të shpejtë në derbin londinez
Arsenal dhe Tottenham kanë arritur të shënojnë nga një gol në derbin londinez.
Fillimisht ishte sulmuesi anglez Bukayo Saka që shënoi nga pika e bardhë për t’i dhënë epërsinë “Topçinjve”.
Mbrojtësi Cristian Romero ishte sërish fytyra tragjike pasi shkaktoi 11-metërsh duke prekur topin me dorë nga goditja e White (53’).
Mirëpo, vetëm në aksionin tjetër Jorginho bëri një gabim amator duke humbur topin në mesfushë me Heung-min Son që e dërgoi brenda rrjetës (56’).