Shtyhet ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit shkaku i kushteve atmosferike - NACIONALE

Shtyhet ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit shkaku i kushteve atmosferike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshja e Kupës së Kosovës ndërmjet FC Prishtinës dhe KF Dukagjinit nuk do të zhvillohet ditën e diele.

Shkaku i kushteve atmosferike dhe fushës së ngrirë në stadiumin "Sami Kelmendi" në Lipjan është detyruar që ndeshja e 1/8 së finales të shtyhet.

Ishte skuadra e Dukagjinit që përmes një komunikate zyrtare njoftoi se ndeshja është shtyrë për nesër.

"Ndeshja e paraparë te zhvillohet sot ne kupën e Kosovës ndaj Prishtinës, është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike dhe fushës së ngrirë ne stadiumin "Sami Kelmendi"- Lipjan. Takimi pritet te zhvillohet nesër, por për çdo informacion rreth kësaj ndeshje ju mbajmë të informuar me kohë", shkroi klubi.

Ndërkohë, në plan-program për ditën e diele janë tre ndeshje të tjera:

Behari - Prizreni

Gjilani - Vjosa

Malisheva - Fushë Kosova

Lajme të ngjashme