Shtyhet derbi mes Dritës dhe Ballkanit - NACIONALE

Shtyhet derbi mes Dritës dhe Ballkanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e Ballkanit për ta shtyrë derbin ndaj Dritës.

“Xhebrailat” i pret një sfidë e vështirë në play-off ndaj Bate Borisov andaj kanë kërkuar që t’iu lihet hapësirë lojtarëve për të pushuar.

Komisioni i Garave të FFK-së e ka aprovuar vendimin dhe këtë e bën të ditur përmes një komunikate zyrtare.

Komisioni Garave e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani, që ndeshjen e javës së 3-të të Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Drita – FC Ballkani, e cila ka qenë në program të zhvillohet më datë 27.08.2023, ta shtyjë për një datë tjetër, për arsye të interesit të futbollit të Kosovës, ngase FC Ballkani më 24 dhe 31 gusht i zhvillon ndeshjet e rëndësishme të “play-off”-it kundër Bate Borisovit për kualifikime në fazën e grupeve në UEFA Conference League”, thuhet në njoftim.

Kësisoj, Ballkani do të ketë mjaftë kohë për të pushuar me synimin të arrijë në fazën e grupeve, siç bëri vitin e kaluar.

Kujtojmë, se edhe Federata Bjelloruse e ka aprovuar kërkesën e Borisovit për t’ia shtyrë ndeshjen për të njëjtën arsye.

Ndeshja e parë zhvillohet këtë të enjte në “Fadil Vokrri”, kurse ajo kthyese një javë më vonë.

Lajme të ngjashme