Shqipëria vazhdon të mbetet pa medalje, eliminohet Chermen Valiev
Mundësi rus, Chermen Valiev, që po e përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, ka pësuar humbje në çerekfinale, kështu duke përfunduar rrugëtimin e tij në Olimpiadë.
Valiev që garon në kategorinë deri në 74 kilogram në stilin e lirë, e fitoi përballjen e parë me një përmbysje të madhe në sekondat e fundit, por humbi pastaj në çerekfinale.
Ai u përball me garuesin nga Uzbekistan, Jamalov, i cili sfidoi vendimin kur përfundoi koha e rregullt, dhe pas rishikimit të aksionit të fundit nga gjyqtari, ai fitoi një pikë të mjaftueshme për ta eliminuar garuesin e Shqipërisë, pasi rezultati deri në atë moment ishte i barabartë 5:5.
Me rezultatin 6:5 humbi Valiev, i cili e përfundon rrugëtimin e tij në Lojërat OIimpike Paris 2024.
Shqipërisë i mbetet vetëm edhe një garues. Bëhet fjalë për Islam Dudaev nga Dagestani, Republikë në Rusi, i cili do të garojë në mundje nesër.
Shqipëria vazhdon të mbetet ende pa medalje olimpike.