Shqipëria synon ta sigurojë vendin e parë ndaj Ishujve Faroe - NACIONALE

Shqipëria synon ta sigurojë vendin e parë ndaj Ishujve Faroe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikuesve për “Euro 2024” ndaj Ishujve Faroe.

Pasi siguruan “biletën” për në Gjermani, skuadra e drejtuar nga Sylvinho tani synon ta sigurojë pozitën e parë në grup.

Shqipëria është lider momentlaisht në grupin E me 14 pikë, që nënkupton se i duhet matematikisht vetëm një pikë që të avancojë si lider, pasi Çekia ka 12 sosh.

“Kuq e Zinjtë” mbesin favorit i padiskutueshëm, me përzgjedhësin Sylvinho që para ndeshjes e tha haptas se do të ketë ndryshime në formacion.

“Patjetër që do të ketë ndonjë ndryshim, siç ka ndodhur në ndeshjet e fundit. Tifozët janë përgatitur për festë, por ne kemi një ndeshje për të luajtur dhe jemi të fokusuar. Është e vështirë të menaxhosh lojtarët në kaq pak ditë, të fusësh të njëjtën skuadër në fushë, të përdorësh të njëjtët lojtarë. Kemi vetëm një përgatitje të lehtë sot, për të përgatitur ndeshjen nesër dhe lojtarët nuk kanë shumë kohë për t’u rikuperuar. Është e vështirë të zhvillosh dy ndeshje në tre ditë dhe patjetër që do të ketë ndryshime”, deklaroi tekniku brazilian në konferencë për shtyp.

Në rast të fitores ose qoftë barazimit, Shqipëria do ta siguronte një vend në vazon e dytë të “Euro 2024”, me shortin që do të tërhiqet më 2 dhjetor.

Lajme të ngjashme