Shqipëria pëson humbje nga Gjeorgjia
Kombëtarja e Shqipërisë edhe pse zhvilloi një paraqitje të bukur, ka pësuar humbje në shtëpi nga Gjeorgjia.
“Kuq e Zinjtë” pësuan disfatë me rezultat minimal 0:1, derbi që ishte shumë i hapur nga fillimi.
Shqipëria nisi të rrezikojë nga fillimi, duke krijuar disa aksione të shpejta dhe provuar me Arbër Hoxhën e Rey Manajn, por që dështuan t’i finalizonin.
Mbrojtja gjeorgjiane ishte fantastike dhe gjithnjë në vendin e duhur, duke mos e lënë Shqipërinë që assesi të mos e rrezikojë portën.
Heroi i Gjeorgjisë ishte Giorgi Kochorashvili që realizoi një eurogol. Me një goditje nga distanca, ai e la në gjumë Thomas Strakoshën që vetëm e shikoi topin derisa po përfundonte në rrjetë (71’).
Sylvinho menjëherë bëri disa zëvendësime me shpresën që të përmbyste rezultatin, mirëpo që assesi s’ia doli.
Gjeorgjia në fakt mund të shënonte edhe një herë në fund, por që Strakosha bëri një super pritje për t’ia përmirësuar gabimin Ismajlit.
Gjeorgjia tani mbledh gjashtë pikë në grupin 1 të Ligës B, derisa Shqipëria ka tre sosh, aq sa Republika Çeke – e cila mposhti Ukrainën.
Në muajin tetor, Shqipëria do të jetë mysafir i Çekisë.