Shqipëria përballet me Ukraninën, publikohen formacionet zyrtare
Kombëtarja e Shqipërisë sot do të përballet me Ukrainën në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë ende kanë gjasa reale për vendin e parë në grup që siguron promovimin në Ligën A për herë të parë në histori të kombëtares, si dhe do të ishte një mundësi shtesë për kualifikim në Kupë të Botës 2026.
Kur ka mbetur edhe një orë deri në fillim të ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.
Sylvinho ka vendosur Mirlind Dakun në qendër të sulmit, teksa edhe Ernest Muçi do të jetë nga minuta e parë, si të vetmet ndryshime nga ndeshja para tre ditëve.
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Daku dhe Muçi.
𝐅𝐎𝐑𝐌𝐀𝐂𝐈𝐎𝐍𝐈 🔴⚫
— FSHF (@FSHForg) November 19, 2024
🆚 Ukrainë 🇺🇦
🏆 #NationsLeague
⏰ 20:45
🏟️ "Air Albania", 📍Tiranë
📺 @digitalb_official & @rtvklan#futboll #fshf #kombetarja #ALBUKR pic.twitter.com/nASZZt949C
Në anën tjetër, Ukrania do të luajë me skemën 4-1-4-1, me Yaremchuk në krye të sulmit.
Ukraina (4-1-4-1): Trubin; Konoplia, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Kaliuzhnyi; Hutsuliak, Zinchenko, Sudakov, Mudryk; Yaremchuk.
🚨 Starting line-up for the match against Albania 🇦🇱
— Ukrainian Association of Football (@uafukraine) November 19, 2024
🇺🇦 Serhiy Rebrov makes four changes compared to the game against Georgia.#NationsLeague @EURO2024 pic.twitter.com/3loIbGnoY9
Takimi zhvillohet në AirAlbania me fillim nga ora 20:45.
Gjyqtar kryesor i takimit do të jetë portugezi, Joao Pinheiro, i ndihmuar nga Jesus dhe Maia.
Gjyqtar i katërt do të jetë Gonçalves, ndërsa në VAR dhe AVAR janë Martins dhe Narciso, respektivisht.
Shqipëria momentalisht është në vendin e tretë me pikë të barabarta me Gjeorgjinë e vendit të dytë dhe një pikë më pak se lideri Çekia.