Shqipëria përballet me Çekinë e Ukrainën, Sylvinho publikon listën e të ftuarve - NACIONALE

Shqipëria përballet me Çekinë e Ukrainën, Sylvinho publikon listën e të ftuarve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve në muajin nëntor dhe trajneri Sylvinho sot ka njoftuar listën e futbollistëve të ftuar për këto përballje.

Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë fillimisht më 16 nëntor, e pas tre ditësh me Ukraninën, me të dy ndeshjet që do të zhvillohen në Air Albania në Tiranë.

Grumbullimi i parë zyrtar do të bëhet të hënën, ndërsa lista është publikuar sot.

Sylvinho ka ftuar katër portier: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Lajmi i mirë është kthimi i Berat Gjimshitit, që mungoi në ndeshjet e tetorit për shkak të lëndimit.

Mbrojtësit: Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Mesfushorët: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.

Ndërsa në fazën ofanzive janë ftuar pesë sulmues, ku përfshihet edhe Mirlind Daku e të rikthyerit nga lëndimi, Myrto Uzuni e Rey Manaj.

Sulmuesit: Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Lajme të ngjashme