Shqipëria në disavantazh ndaj Kilit pas pjesës së parë - NACIONALE

Shqipëria në disavantazh ndaj Kilit pas pjesës së parë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë ka dështuar të tregojë më të mirën e saj në pjesën e parë të miqësores ndaj Kilit, ku janë duke humbur 1:0.

Përballja që po zhvillohet në Ennio Tardini në Parma të Italisë ishte pothuajse e barabartë, me Kilin që ishte për një nuancë më e mirë, nga ku arritën ta bënin diferencën.

Një aksion i bukur në minutën e 19-të me disa kombinime të mira, ishte momenti i golit të vetëm deri më tani. Victor Davila e uli topin mirë për Eduardo Vargas, që me goditje të fuqishme e mposhti Thomas Strakoshën për 1:0.

Shqipëria deri në fund të pjesës së parë nuk arriti të kundërpërgjigjej, me rastin më të mirë deri më tani nga kuqezinjtë që e pati Jasir Asani me një goditje jashtë portës.

Kuqezinjtë e udhëhequr nga Sylvinho nuk dinë për humbje në tetë ndeshjet e fundit dhe do të shpresojnë që kjo ndeshje mos t'i jap fund serisë pozitive të rezultateve, ndonëse paraqitja në 45 minutat e parë la shumë për të dëshiruar.

Lajme të ngjashme