Shqipëria harron humbjen ndaj Italisë, nis përgatitjet për Kroacinë
Kombëtarja Shqiptare duket se e ka ‘harruar’ humbjen e pësuar ndaj Italisë, duke nisur punën për përballjen me Kroacinë.
“Kuq e Zinjtë” pësuan humbje në sfidën hapëse për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, mirëpo tani duhet të këndellet në dy ndeshjet e mbetura me ëndrrën për t’i kaluar grupet.
FSHF tashmë ka bërë publike një video të djelmoshave shqiptarë që kanë nisur stërvitjet për të qenë gati për Kroacinë.
“Rikthehemi në fushë me mendjen te ndeshja e radhës ndaj Kroacisë”, shkruhet ndër të tjera në mbishkrim.
⚽🇦🇱 Rikthehemi në fushë me mendjen te ndeshja e radhës ndaj 🇭🇷#pokukasitioshqiperiaime #euro2024 #CROALB pic.twitter.com/Mmqdl1ontu
— FSHF (@FSHForg) June 16, 2024
Për fund, kujtojmë se përballja mes Shqipërisë dhe Kroacisë zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 15:00.