Shqipëria dominon në posedim, por s’ka gola në pjesën e parë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet kombëtares së Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.
“Kuq e Zinjtë” pavarësisht dominimit në posedim, nuk arritën ta tundin portën e mysafirëve.
Ndeshja ishte shumë e barabartë, me Shqipërinë që kishte më shumë raste shënimi por edhe Ishujt Faroe rrezikuan me disa kundërzbritje.
Një rast të mirë e kishte sulmuesi Mirlind Daku pas një asistimi të bukur, mirëpo që nuk e pranoi më së miri, duke ia vështirësuar vetës mundësinë për ta finalizuar.
Vlen të ceket se ylli i Rubin Kazanit humbi edhe një rast të artë në kohën shtesë, duke dështuar të shënojë përballë portierit mysafir nga diku shtatë metra distancë.
Edhe nëse përfundon kjo ndeshje me këtë rezultat, Shqipëria avancon tutje si lider i grupit.