“Shpresoj ta fitojmë”, Bernardo Silva i gëzohet finales, ka disa fjalë edhe për Interin
Mesfushori Bernardo Silva është ndarë tejet i lumtur me fitoren 4:0 ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Portugezi për “BtSport” deklaroi se ishte fitore fantastike pasi ishin organizuar me kohë.
“Është një natë e bukur për ne. Ne e dimë se do të ishte e vështirë, por ta mposhtim këtë ekip të Real Madridit 4-0 në shtëpi ishte e mrekullueshme. Shpresojmë se do ta fitojmë atë (Ligën e Kampionëve)”.
“Ne e dimë se sa të ashpër janë. Ata na shtynë, por ne ishim shumë rezistent, ishim të pasionuar por të organizuar në atë kohë.
“Performanca ime në ndeshjen e parë në Madrid nuk ishte ajo që doja dhe doja ta kompensoja këtë. Sot më duhej të bëja më mirë për bashkëlojtarët dhe tifozët dhe kjo është ajo që u përpoqa të bëja.
"Unë jam i vogël, por i mirë me kokën time!”, deklaroi ai.
Tutje, Silva shtoi se Interi është një skuadër shumë e fortë sidomos në aspektin defensiv.
"Unë i kam parë ndeshjet e tyre, ata duken shumë të fortë dhe të organizuar në mbrojtje. Do të jetë e vështirë, por ne do ta provojmë.
“Premierliga është një tjetër trofe që duam ta fitojmë sërish me tifozët tanë, kështu që do të përpiqemi të rikuperohemi përpara kësaj”, nënvizoi Silva.
Man City ka rastin e artë për ta fituar tripletën pasi një fitore e ndan nga titulli i Premierligës, do përballet me Interin në Ligën e Kampionëve dhe Manchester Unitedin në FA Cup.